75 Mall Live Search
22:19 / E Martë, 06 Prill 2021 / AR

Flasin Tea dhe Bearti për ndarjen e tyre: Ki qef me lujt rolin e viktimës…

Tea dhe Bearti ka kohë që janë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.

Një kohë kanë kaluar bashkë duke ndarë imazhe të shumta, ku gjithmonë shprehin dashurinë që kanë për njëri tjetrin, shkruan Indeksonline.

Kur askush nuk e priste, çifti vendosi që të përfundojnë romancën e tyre, pa dhënë ndonjë sqarim.

Sonte ishte Bearti ai i cili përmes një video në Instagram, tregoi ‘arsyen’ se pse i dhanë fund lidhjes.

Ndër të tjerash ai e akuzoi Tean duke i thënë që ka dëshirë të luante rolin r viktimës, pasi ai e kishte pritur për tre muaj rresht.

“Ti ke dasht me bo kit sen publike prej Turkisë. Ke dasht me ju tregu njerëzve cka ka ndodhë. Xhelozia, pasiguritë, ke bo për mu. Unë kom bo për ty Tea. Unë jam ai personi që kom bo për ty, unë tkom prit dy 3 muj ditë. Por ti i ke pas qëllimet e tua, ke dasht me shku deri në fund në rregull.  Ti ke dalë para krejt shqiptarve për veprimet e tua, unë të kam ndejt në krahë, kur krejt shqiptart kanë nis me të ofendu. Bearti xheloz, po jam xheloz, nuk është që jam bërë xheloz brenda ditës. Bearti më ka ardh mu përmas 24.7, ti më ke thirrë, kam ardh për ty. Kom ardh se s’kom dasht me t lon me shku me taksi” tha ai.

Po ashtu nuk mungoi as reagimi i Teas e cila përmes Instastory rrëfeu versionin e saj.

“Ajo 3.99 nuk është për mua. Është hipokrizi të më akuzosh për përfitime personale kur ishte ti ai i cili bëri profilin privat për të marr followers dhe e di që po e përdor stilin e Arjon Lulit për të për të shantazhuar. Gjithsesi fat të mirë” përfundoi ajo./Indeksonline/