75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / C E

Bora nuk po ndalet, stadiumi i Istogut nuk është në gjendje të mirë

Nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Stadiumi “Demush Mavraj” nuk duket në gjendjen optimale për tu zhvilluar ndeshja në mes të Istogut dhe Dukagjinit.

Fusha duket e dëmtuar nga bora dhe pjesa te portierët shihet se është e mbuluar nga balta.

Reshjet e borës vazhdojnë ende në Istog derisa ndeshja pritet të zhvillohet edhe disa minuta. /IndeksOnline/