Malaga siguron rikthimin në La Liga pas 8 vitesh
Malaga ka bërë rikthimin e saj në La Liga.
Fitorja 1-2 ndaj Almerias në finalen e play-offit, ishte ajo çka i duhej skuadrës spanjolle.
Ata do të bëjnë rikthimin në La Liga pas 8 vitesh mungesë.
Golat u realizuan nga Chupe dhe David Larrubia për Malagan, ndërsa për Almerian shënoi Leo Baptistao.
Malaga, kështu i bashkohet Racing Santanderit dhe Deportivo La Corunas si skuadrat e rikthyera në elitën e futbollit spanjoll./IndeksOnline/

