75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

8 prilli ditë e veçantë për Griezmann, bëhet baba për herë të tretë

Futbollisti i Barcelonës, Antoine Griezmann ka munguar në seancën stërvitore pasi është bërë baba për  herë të tretë.

Sulmuesi francez është merakli i datës 8 prill, pasi që të tre fëmijët e tij kanë lindur në këtë datë, shkruan IndeksOnline

Vajza e tij, Mia ka lindur më 8 prill të vitit 2016, kurse djali Amaro më 8 prill 2019.

Griezmann nesër do të rikthehet në stërvitje për t’u bërë gati për ndeshjen në vikend kundër Real Madridit./IndeksOnline/