Çfarë ndodhi në Kuvendin e FFK-së? Flet delegati i SC Gjilanit, Sevdail Robelli

Kuvendi i Rregullt i Punës në Federatën e Futbollit të Kosovës u zhvillua sot në formë online.
Delegatët miratuan proces verbalin e dy Kuvendeve të kaluara, poashtu edhe raportin financiar.
Drejtori ekzekutiv i Gjilanit, Sevdail Robelli deklaroi se punimet shkuan në rregull, por shprehi dëshirën që Kuvendi të mbahej ndryshe.
“Nëse do të ishte mbajtur kuvendi me prezencën fizike të delegatëve, do të ishin qelë edhe disa tema tjera diskutimi, mirëpo forma online nuk la shumë hapësirë për diskutime dhe debat. Duke pas parasysh rrethanat me Covid-19, Kuvendi u përfundua mirë por do të ishte shumë më mirë që të mbahej me delegatë në sallë. Nuk pat diçka të veçantë. Ishte interesant me pa raportin financiar se si janë shpenzuar paratë. Edhe ajo u dukë në rregull në bazë të auditimit të jashtëm” deklaroi Robelli për Indeksonline.
Drejtori i Gjilanit shtoi se klubi pati plan t’i shtronte disa tema për diskutim por forma online e Kuvendit ua pamundësojë këtë.
Megjithatë, Gjilani do të gjejë forma tjera për t’ia paraqitur FFK-së këto kërkesa.
/Indeksonline/