75 Mall Live Search
00:02 / E Premte, 19 Qershor 2026 / Gj Sh

Ibrahimovic kritikon ashpër Xhakën: Ia mohoi ëndrrën një adoleshenti!

Legjenda e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kritika e Ibras kishte të bënte me faktin që Xhaka mori përgjegjësin për të gjuajtur penalltinë në minutën e fundit të ndeshjes, në fitoren 4-1 të Zvicrës ndaj Bosnjës, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, Graniti duhej të ia linte penalltin futbollistit Johan Manzambi, për të kompletuar hat-trickun.

“Nuk i kuptoj disa futbollistë. Çdo ditë flasin për familjen, frymën e ekipit dhe lidershipin, por sapo një i ri është një gol larg tregolëshit, të gjitha këto harrohen kur akordohet një penallti.

Xhaka është një emër i madh, një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t’ia kishte dhënë topin. Askush nuk e kujton një veteran që shënon edhe një penallti tjetër. Njerëzit kujtojnë një talent të ri që prezantohet para botës me një tregolësh. Kështu ndërtohet vetëbesimi. Kështu ndërtohet e ardhmja.

Nëse Manzambi nuk do të kishte bërë asgjë gjatë gjithë ndeshjes, atëherë në rregull, merre vetë penalltinë. Por ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. E kishte fituar atë moment. Ndonjëherë futbollistët bëhen aq të fiksuar pas rolit të protagonistit, sa harrojnë se si duket lidershipi i vërtetë.

Për mua është e thjeshtë: nëse je tashmë i konsoliduar dhe i mohon një lojtari të ri mundësinë për një tregolësh, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprat, jo shiritin e kapitenit.”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimovic./IndeksOnline/