75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Gratë diplomate nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shënojnë Ditën e Kushtetutës në Ankara

Dita e Kushtetutës së Kosovës është shënuar në një mënyrë të veçantë në Ankara të Turqisë.

Diplomatet dhe gratë e diplomatëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë mbledhur në Ambasadën e Kosovës atje për të shënuar këtë ditë, njofton Klan Kosova.

Faqja zyrtare e Ambasadës në Facebook uroi këtë ngjarje duke publikuar një fotografi nga aty.

“Shënimi i Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës së bashku me diplomatet shqiptare dhe bashkëshortet e diplomatëve shqiptarë nga Ambasadat e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Ankara. Urime Dita e Kushtetutës së Kosovës!”, thuhet krahas fotografisë.