75 Mall Live Search
21:34 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Turqia raporton 55.791 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 55.791 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.408 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,74 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 33.454, përfshirë 253 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Institucionet shëndetësore tregojnë se 35.786 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 3,26 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 40,9 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 305.103 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 2.408.

Sipas shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 18,4 milionë vaksina, 7,57 milionë e të cilave janë dhënë si doza të dyta.