75 Mall Live Search
17:26 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti viziton Stadiumin e Prishtinës, premton përmirësim të kushteve për sportistët (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti vizitoi sot Stadiumin e Qytetit, ku janë në përfundim e sipër punimet për renovimin e tij.

“Ky është një nga projektet më të rëndësishme ku ka participuar Komuna e Prishtinës me 1 milion euro. Stadiumi modern i qytetit, do t’i shërbejë klubit të futbolli “FC Prishtina”. Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë edhe më tutje në përmirësimin e kushteve për sportistët tanë. Tashmë janë planifikuar investimet për ndërtimin e disa fushave sintetike në Prishtinë, që do të jenë në dispozicion të klubeve tona sportive”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/