75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Barella mungon ndaj Cagliarit, kjo është arsyeja

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella nuk do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Cagliarit.

Barella mori karton të verdhë ndaj Sassuolos dhe ka arritur kuotën e kartonëve të lejuar dhe tani është suspenduar për një ndeshje.

Në 29 ndeshjet e këtij sezoni, italiani ka luajtur në 27 dhe ka hyrë nga banka në dy tjera. Ai është njëra nga figurat kryesore të Interit në luftën për Scudetto.