75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Mane jashtë formacionit të parë ndaj Aston Villës

Mane mund të mbetet jashtë formacionit startues te Liverpoolit sonte ndaj Aston Villës.

‘The Reds’ e presin Aston Villën në ‘Anfield’, për të zhvilluar takimin e xhiros së 31’të në Premierligë, shkruan IndeksOnline

Trajneri, Jurgen Klopp ka pak zgjedhje në formacion, ku flitet se ai mund të lë jashtë 11-shes startuese Sadio Manen, kjo si shkak i formës së dobët që po kalon lojtari.

“Të gjithë e dimë se sa i mirë është Sadio Mane, çfarë lojtari është dhe çfarë bëri për ne,” citohet të ketë thënë Klopp nga Daily Mail .

“Por padyshim që ai nuk ka shënuar gola kohët e fundit dhe këtë e din edhe ai vet. Për një lojtar me mendjen e Sadios, ai dëshiron të dalë gjithmonë mirë. Por kjo është situata në të cilën ai është tani”, përfundoi Klopp.