Biqkaj flet para miqësores me Maqedoninë e Veriut: Do të vazhdojmë me fitore!

Nesër me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet takimi miqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Kombëtarja jonë luajti me seriozitet të lartë në takimin e parë, ku fitoi me rezultatin final në 1:3, shkruan IndeksOnline
Por, vashat tona zotohen se edhe nesër do të bëjnë paraqitje të fortë.
IndeksOnline ka biseduar me sulmuesen e Kosovës, Kaltrina Biqkaj e cila tha se do të mundohen që edhe në ndeshjen e dytë të japin më të mirë nga vetja.
“Gjatë dy ditëve pas ndeshjes së parë kemi punuar dhe jemi fokusuar maksimalisht që edhe nesër në takimin e ardhshëm të vazhdojmë me fitore”, tha fillimisht sulmuesja e Kosovës.
“Në çdo herë në fushë futemi për fitore, me koncentrim dhe angazhim të gjitha lojtareve besoj që do të ia dalim edhe në ndeshjen e dytë”, vazhdojë ajo.
Ajo tregojë se cili ishte çelësi i suksesit të ndeshja e parë miqësore.
“Sigurisht që çelësi i suksesi është harmonia e mirë dhe bashkëpunimi mes veti që do të vazhdojmë ta praktikojmë në secilin takim”, tha Biqkaj.