75 Mall Live Search
15:54 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / A. M.

LDK e Prizrenit: Haskuka po e përfundon mandatin pa realizuar asnjë projekt

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, i ka reaguar Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, se i ka quajtur ata uzurpatorë të objekteve komunale

“I dashur kryetar Haskuka, që ta kuptosh; shuma prej një euro në muaj është simbolikë, e kjo nënkupton që kur ish asamblistët e legjislaturës 2005 kanë votuar për t’u mundësuar që, të gjitha partitë politike të shfrytëzojnë këto objekte për veprimtari politike, me këtë shumë simbolike u është bërë me dije se; komuna me vullnetin e mirë ua jep në shfrytëzim, por ju nuk jeni pronarë të objekteve!”, thuhet në reagimin e kësaj dege.

Kjo degë thekson se Haskuka nuk ka arritur që ta realizojë asnjë projekt përgjatë mandatit të tij në krye të komunës.

“Kur flet për ligjshmërinë, kryetari që gjysmën e kabinetit e ka, o të akuzuar, o nën hetime, të vie t’i ngrisësh hipokrizisë lapidar si vlerë e vetme morale e tij dhe subjektit prej nga vjen!”.

“Përfundimi i mandatit pa arritur ta realizoi asnjë projekt, qarjet brenda subjektit të vet dhe paaftësia për të bashkëpunuar me të tjerët, nuk do të mbulohen as kur të na nxjerrni me polici jashtë zyrave tona, sepse qytetaret e Prizrenit janë dëshmitarë se ju nuk arritët ti përmbushni premtimet e dhëna, e vazhduat avazin e qeverisë paraprake me avancim të nepotizmit, me skandale korruptive, me kabinet që kane probleme me ligjin e totalisht të paaftë për të kryer e përmbushur përgjegjësitë që u ngarkon pozita që bartin”.