75 Mall Live Search
20:10 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Ankohen te Istogu: Kjo është tmerr, FFK le të shuhet!

Skuadra e Istogut ka pësuar një disfatë në derbin e Ligës së Parë, ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1 me 0.

Por, ndeshja nuk shkoi mirë sipas drejtuesve të Istogut, shkruan IndeksOnline

Ata kanë publikuar disa video në rrjetet sociale ku pretendojnë se gjyqtari i ndeshjes, Tefik Maloku bëri gabime të pafalshme!

Rasti i parë, skuadra nga Istogu kërkon karton të kuq. Lojtari që shkaktoi ndërhyrjen kishte një karton të verdhë.

Rasti i dytë, skuadra nga Istogu dënohet me një penallti.

Drejtori sportiv i klubit istogas, Avdyl Çetaj ka reaguar pas ndeshjes duke thënë se kjo është tmerr.

“Kjo është tmerr, sot është kulmi. Le të shuhet Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne po e bëjmë një ligë në mahall. Ne po japim paga dhe, e ndeshjen e vendos referi. S’ka kuptim më gara.”, ka thënë i nervozuar pas ndeshjes Drejtori Sportiv i klubit të Istogut.

Skuadra e Dukagjinit me këtë fitore ngritët në kuotën e 46 pikëve, në pozitën e parë – katër më shumë se pozita e dytë Malisheva (42). Kurse Istogu mbetët në pozitën e tretë më 39 pikë./IndeksOnline/