75 Mall Live Search
23:21 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Rasti që ‘dridhi’ tifozët e Realit, shtylla shpëtoi Courtoisin

Real Madrid triumfoi 2 me 1 në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, në xhiron e 30-të të La Ligas.

Klubi katalunas u larguan nga fusha të zhgënjyer. Ata kishin një mundësi të artë në fund të ndeshjes për ta barazuar rezultatin, por goditja e Ilaix Moriba u ndal në shtyllë, shkruan IndeksOnline

Talenti i Barçës goditi fuqishëm brenda zonës, por topi shkoi në traversë – moment ky që ‘dridhi’ tifozët e Real Madridit.

Kujtojmë që me fitore, ekipi i Zinedine Zidanes është ngritur në pozitën e parë në tabelë./IndeksOnline/