75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 11 Prill 2021 / OSH

Gjenerali rus: Uashingtoni i dha dritë jeshile Kosovës që të ndërtoi bazë ushtarake në Mitrovicë

Gjeneral-koloneli në pension i Federatës Ruse dhe doktor i shkencave historike Leonid Grigorievich Ivashov në një intervistë për “Novosti” ka treguar se ShBA-të i dhanë leje Kosovës që të ndërtoi bazë ushtarake në Mitrovicë.

“Amerikanët vazhdimisht iu nënshtruan shqiptarëve dhe bënin sikur nuk shihnin se çfarë po bënin. Le të kujtojmë se Madeleine Albright ishte urrejtja kryesore serbe, ajo nuk mundi, dhe as sot nuk mund të mendojë për sllavët ortodoksë, kryesisht rusët dhe serbët. Ajo gjithashtu promovoi Hashim Thaçin”, tha fillimisht ai.

Duke komentuar faktin se po zhvillohet një stërvitje e NATO-s në Kosovë për të transferuar shpejt forcat amerikane në vende të ndryshme në Evropë, Ivashov tha se të gjitha stërvitjet në të cilat aktorët kryesorë janë amerikanët kanë kryesisht karakter anti-rus.

“Uashingtoni po përhap frikë në Evropë. Ky skenar është plotësisht i qartë. Është e padiskutueshme që NATO qeveriset nga Amerika. Në Uashington, ata po përpiqen t’ua provojnë evropianëve se vetëm ata mund t’i mbrojnë dhe sigurojnë ata dhe për këtë arsye duhet t’i dëgjoni ata. Ata kanë nevojë për t’i mobilizuar njerëzit. Amerikanët duan t’i kthejnë ata kundër Rusisë. Kur i bëjnë evropianët plotësisht të bindur, amerikanët mund t’ua imponojnë interesat e tyre ekonomikë atyre si diçka plotësisht të justufikuar”, tha ai./Indeksonline/