“Sikur e mori dikush dhe u largua”, flet Sophie pas vdekjes së Princ Philip

Princ Philip ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare.
Ishte nusja e djalit të tij, Sophie, ajo e cila rrëfeu për vdekjen e tij, transmeton Indeksonline.
“Ishte mirë. Shkoi qetësisht. Ishte sikur dikush e mori dhe u largua ”, – tha kontesha e Wessex për mediat britanike për momentet e fundit të Filipit.
Pas vizitës së saj te Mbretëresha Elizabeth, ajo me lot në sy tha se vjehrra e saj po merret mirë me vdekjen e burrit të saj.
“Mbretëresha po bën shumë mirë”, tha ajo.
Eduard e quajti vdekjen e Filipit “Një tronditje të tmerrshme dhe mjaftë trishtuese”.
Andrew tha se familja mbretërore mbështetet nga të gjitha reagimet e njerëzve.
“Të gjithë ndiejmë një humbje të madhe, por në të njëjtën kohë të gjitha ata që na qëndrojnë afër, na bëjnë më të lehtë dhimbjen”, tha ai./Indeksonline/