75 Mall Live Search
21:52 / E Diele, 11 Prill 2021 / A. A

Pas 14 ndeshjeve Arsenali nuk pranon gol, Lacazette shkëlqen

Arsenali fitoi në vizitë te Sheffield United 3-0. Alexandre Lacazette ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar ndërsa një tjetër e shtoi Gabriel Martinelli.

Londinezët i dhanë fund serisë prej 4 ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat. Fitorja e pastër pa pranuar gol, ishte e para për Arsenalin pas 14 dueleve.

‘Topçinjtë’ tani kanë 45 pikë dhe okupojnë vendin e 9-të në tabelë, ndërsa Sheffield United mbetet i fundit me vetëm 14 pikë.

/Indeksonline/