75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

Rasti Batatina – Krelani, reagon moderatori i emisionit

Për rastin mes trajnerit, Tahir Batatina dhe gazetares së sportit, Qëndresa Krelani ka reaguar edhe moderatori i emisionit, ‘Sporti Total në KTV’, Florim Maliqaj.

Në bisedë e sipër, trajneri Batatina kishte fyer dhe ofenduar me gjuhë seksiste gazetaren Krelan: “Ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në këtë mënyrë jo…. niveli yt nuk është i një gazetareje, duke filluar prej dukjes…”, kishte thënë Batatina.

Pas kësaj gazetari, Maliqaj thotë se ai vet është dashur të reagoi më ashpër, por thotë se kjo do të jetë mësim për të në të ardhmen dhe se e mbështet fuqishëm gazetaren, Krelani.

“Gjuha e përdorur ndaj Qeqa Krelanit është e papranueshme.Unë si moderator i emisionit, tentova t’ia bëjë të qartë Batatinës se nuk mund të ofendojë dhe se duhet të debatohet në aspektin profesional, por ai e tha atë që deshi.Për mua ishte hera e parë që isha në një situatë të tillë. E di që është dashur të reagoj më ashpër, por kjo do të më shërbej si mësim. Ofendimet e tilla nuk e kanë vendin në shoqërinë tonë. Unë e mbështes kolegen Qeqa Krelani që të vazhdojë të punojë dhe ta thotë të vërtetën.Është e vetmja në këtë vend që e thotë atë që e mendon dhe pa iu trembur syri. Më vjen keq që ofendimet kanë ardhur nga Tahir Batatina, pasi e njoh si person krejt ndryshe. Me Batatinen kemi pasur raporte korrekte vazhdimisht.Shpresoj që gjëra të tilla të mos shohim më në studiot televizive”, shkruan Maliqaj në ‘Facebook’.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe AGK, ku dënon ashpër gjuhën fyese dhe ofenduese të trajnerit, Batatina drejtuar gazetarës së RTK-së, Qëndresa Krelani.