75 Mall Live Search
16:35 / E Hënë, 12 Prill 2021 / OSH

Sermaxhaj: Nuk duhet dikush të ndikoj në zgjedhjen e lojtarit se a duhet të agjëroj, askush nuk ka të drejt të vendos por vetë futbollisti

Nga nesër fillon Muaji i Shenjt i Ramazanit. Shumë futbollistë të Superligës së Kosovës agjërojnë gjatë këtij muaji.

Në lidhje me këtë, Indeksonline ka kontaktuar me trajnerin dhe analistin e njohur, Genc Sermaxhaj.

Ai u shprehë se agjërimi mund të ndikoj në formën e futbollistëve.

“Nuk e di nëse klubet kanë ndonjë rregullore që ndalon lojtarët që të agjërojnë apo jo. Por gjithsesi se agjërimi mund të ndikoj në formën e futbollistit në aspektin fizik dhe performancës në lojë”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai tha se futbollistët në ditën kur kanë ndeshje, do të kenë probleme nëse agjërojnë.   

“Futbollistët mund të agjërojnë por në ditën e lojës mund të kenë shumë probleme, prandaj bëjnë mirë që ditën e lojës të mos agjërojnë dhe të mos e rrezikojnë shëndetin”, shtoi Sermaxhaj.

Në fund shtoi se askush nuk ka të drejtë të ndikoj në zgjedhjen e lojtarit se a duhet të agjëroj apo jo.

“A duhet të agjëroj apo jo, duhet secili të mendoj për vete. Nuk duhet dikush të ndikoj në zgjedhjen e lojtarit se a duhet të agjëroj apo jo. Këtu askush nuk ka të drejtë të vendos por vetë futbollisti”, përfundoi ai.

Muaji i Ramazanit fillon nesër, 13 prill, dhe mbaron me datën 12 maj./Indeksonline/