Kadrijaj i reagon Gërvallës: Në mbledhjet e OKB-së flitet për realitetin e Kosovës që daton nga 17 shkurti 2008, jo për krim e korrupsion

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërorë e jo për temat e brenda shtëpisë̈.
Kadrijaj tha se njerëzit dhe familjet e sakrificave gjithmonë̈ do kenë̈ respekt dhe nderimin e popullit por askujt nuk i falen gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen e interesave të shtetit.
‘Në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërore e jo për tema te brendshme brenda shtëpisë̈. Njerëzit dhe familjet e sakrificave nacionale gjithmonë̈ do ta gëzojnë̈ respektin dhe nderimin e popullit por kjo askënd nuk e fal nga gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave shtetërore’.
Kadrijaj shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë̈ nuk flitet për krim e korrupsion por flitet për realitetin e vendit që filloi nga 17 shkurti 2008.
Postimi i plotë:
Në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërore e jo për tema te brendshme brenda shtëpisë̈.
Njerëzit dhe familjet e sakrificave nacionale gjithmonë̈ do ta gëzojnë̈ respektin dhe nderimin e popullit por kjo askënd nuk e fal nga gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave shtetërore.
Nuk flitet për krim e korrupsion ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por flitet për realitetin që daton nga 17 shkurti 2008.
Dhe krejt në fund, unë̈ nuk jam terroriste (sipas pretendimeve të Serbisë̈) por qytetare e Kosovës dhe ish-luftëtare e lirisë̈ që e kam kryer detyrën me nder për vendin tim, e të paktën këtu unë̈ dhe qindra e mijëra luftëtarë̈ lirie kemi prit mbrojtje dhe jo heshtje nga kryediplomatja e shtetit të Kosovës.