75 Mall Live Search
22:22 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi, jep targat e veturës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

 “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR”

I DYSHUARI POSEDON VETUREN E TIPIT “VW TIGUAN” NGJYRA E HIRIT ME TARGA 03- 990-GB

IndeksOnline raportoi më parë se një person dyshohet se sot ka goditur me veturë një polic në Vitomiricë.

Sipas burimeve të IndeksOnline, polici i lënduar është Shpëtim Tafilaj.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.