75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

UEFA pritet ta votojë një rregull të re, vazhdimet në Champions League do të nisin me 0-0!

UEFA është duke diskutuar ndryshimin e një rregulli të futbollit në Champions League dhe Europa League. Me regulloren e re që pritet të votohet së shpejti, nuk do të vlejë goli i 90 minutave në vazhdime.

Pra, vazhdimet do të nisin gjithmonë me rezultat të barabartë dhe secili gol i shënuar në vazhdime nuk do të favorizojë skuadrat vendase apo musafire.

Skuadrat e mëdha evropiane, sidomos ato angleze po përkrahin aprovimin e kësaj rregulle të re në UEFA.

Pjesë e diskutimit në UEFA pritet të jetë edhe rritja e numrit të skuadrave në Champions League, nga 32 në 36./Indeksonline/