Lajçak takohet me Reeker, bisedojnë për aktivitetet në Ballkanin Perëndimor
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka pasë një takim shumë të dobishëm me Phil Reeker, ushtruesin e detyrës së Sekretarit të Shtetit në SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
“Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – ShBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.