Macja bën spektakël në Australi, ndërpret ndeshjen për disa sekonda

Dueli i elitës së futbollit australian, Adelaide United – Macarthur u ndërpre për disa sekonda.
Gjithë futbollistët e publiku kishin vëmendjen tek një macë që hyri në fushë dhe vraponte me shpejtësi.
Pasi bëri një xhiro rreth fushës, macja u largua.
Ndryshe, Adelaide fitoi ndeshjen me rezultat 3-1.
/Indeksonline/