Vdes mashtruesi i 37 mijë personave, Bernie Madoff
Bernie Madoff ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Ai ishte i burgosur pasi njihet si mashtrues i madh i 37 mijë personave, transmeton Indeksonline.
Gjatë pandemisë avokatët u përpoqën ta merrnin për lirim me kusht për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë, mirëpo kjo kërkesë iu ka refuzuar.
Asnjë informacion me tepër nuk është dhënë në lidhje me vdekjen e tij./Indeksonline/