Curry i pandalshëm, fantastik në fitoren e Golden State

Skuadra e Golden State Warriors ka vazhduar me fitore, duke mposhtur rivalin Cleveland Cavaliers me rezultat 101-119.
Në këtë mbrëmje më i miri basketbollist ishte Steph Curry, i cili realizoi 33 pikë, 4 kërcime dhe 5 asistime, shkruan IndeksOnline
Paraqitje të mirë pati edhe basketbollisti i Cleveland, Sexton – i cili shënoi 30 pikë, bëri 4 kërcime dhe 2 asistime.
Në këtë raund, humbje pësoi skuadra e Los Angeles Lakers, të cilët u mposhtën nga Boston Celtisc me rezultat 113-121.
Në këtë ndeshje ‘shpërtheu’ Brown me 40 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime./IndeksOnline/