75 Mall Live Search
08:08 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Sot zhvillohet një ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot do të jetë në program vetëm një ndeshje e Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e fundit në tabelë, FC Besa e pret në shtëpi ekipin e Drenicës, shkruan IndeksOnline

Drenica e cila po lufton për t’u larguar nga pozita e rrëzikshme, sot do të ketë punë me ekipin pejan që ka vetëm 2 fitore këtë sezon.

Takimi fillon nga ora 15:00 dhe luhet në stadiumin “Tahir Bokshi” – Brestovik.

Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë, Visar Kastrati – me asistent: Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Arben Halilaj./IndeksOnline/