75 Mall Live Search
21:59 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19.

Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall, basketbolli dhe disa të tjera do të rihapen në zonat e gjelbërta, por ka paqartësi të mëdha me futbollin.

Së fundmi, Qeveria italiane ka lejuar qytetin e Romës të ketë 25% të kapacitetit të Stadio Olimpico me tifozë gjatë Euro 2020.

Edhe finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Atalatnas do të jetë në prani të tifozëve., por mbetet të shihet për kampionatin Serie A.

“Jemi duke shikuar mundësinë, Kampionati Evropian do të luhet me një prani të tifozëve dhe finalja e Kupës së Italisë duam të jetë ashtu”, tha nënsekretari Andrea Costa.

“Për datën një maj, nuk ka asgjë të re”, shtoi ai.