75 Mall Live Search
09:16 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / Blerim

Graqanicë, raportohet për dy raste të falsifikimit të parasë

Në Graqanicë dy punëtore në banka të ndryshme kanë raportuar se gjatë numërimit të parave kanë vërejtur para të falsifikuara, njëra në shumë prej 100 euro, ndërsa tjetra 50 euro, shkruan arbresh.info.

Rastet janë duke u hetuar.

Raportet e Policisë së Kosovës:

· Graqanicë, 16.04.2021- 09:30. Ankuesja femër kosovar e punëtore në bankë ka raportuar gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë prej 50€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

· Graqanicë 16.04.2021-12:34. Ankuesja femër kosovare punëtore në bankë ka raportuar gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.