16:47 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Gjira: I kthyen në modë Rita e Dua zinxhirët me shqiponjë, se dikur na keni përqeshur neve diasporën

Reperja shqiptare, Gjira Kajtazi, ka tash e sa kohë që është tërhequr nga muzika dhe nuk është shumë aktive me projekte të reja.

Ajo tash e sa kohë është pranë fansave vetëm përmes rrjeteve sociale, në të cilat publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Jo të pakta janë rastet edhe kur Kajtazi shpreh ndonjë qëndrim të sajin, lidhur me ndonjë ngjarje aktuale.

Së fundmi, reperja ka bërë një status interesant në InstaStory, ku ka shkruar lidhur me varëset me shqiponjë, për të cilat thotë se i rikthyen në trend këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa.

“E bënë ‘IN’ Rita dhe Dua të vurit zinxhirë me shqiponjë dhe tani po e vënë krejt, se atëherë na kanë përqeshur kishe vetëm ne ‘shacat’”, ka shkruar ajo.