75 Mall Live Search
08:45 / E Diele, 18 Prill 2021 / OSH

Arrestohet një person në Prishtinë, mori “veresi” e nuk i pagoi

Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person. Ai me datën 2 prill të këtij viti kishte marr “veresi” në një shitore me premtimin se do t’i ia kryente pagesën pas një kohe.

Por, ai nuk kishte kryer pagesën dhe pronari u detyrua ta paraqiste rastin në Polici, transmeton Indeksonline.

I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/