Wayne Rooney, dhomë luksi për uiski dhe puro në rezidencën e tij

Ish-sulmuesi i Anglisë është i fiksuar pas luksit. Ai është duke ndërtuar një dhomë luksoze uiski dhe purosh në rezidencën e tij prej 20 milion £. Wayne dhe bashkëshortja Coleen, 34 vjeç, janë të rregullt në “Puffin Rooms” në Liverpool, e cila ka një sërë verëra, shampanjë, koktejle dhe më shumë se 200 uiski të rrallë. Një zgjedhje e gjerë e purove nga Havana ose New World, është gjithashtu në të.
Një burim ka rrëfyer për “The Sun”, se: “Puffin Rooms” është një nga ato vendet komode intime, ku Wayne mund të pushojë në prehrin e luksit. Ai e frekuenton atë prej vitesh me Coleen, gjithmonë kur janë në Liverpool. Ata dëshironin që shtëpia e tyre të shfaqte gjithçka që ata kanë dashur ndonjëherë dhe “Puffin Rooms” ishte në krye të listës së Wayne.”
Trajneri Derby County po e shndërron ndërtesën e vjetër të një ferme, në një shtëpi me tre kate, pasi bleu ngastrën prej 40 hektarësh, për 4.3 milionë £ në korrik 2018. Të gjitha hapësirat e banimit, në shtëpinë në Knutsford, Cheshire, do të pajisen me mobilje të porositura.
Wayne do të mburret gjithashtu me një kinema, palestër, pishinë, dhomë snooker, bar, dyqan vere dhe ashensorë, plus një rrugë nëntokësore arratisjeje në bllokun e garazhit. Burimi shton se: “Paraja nuk është problem. Çifti Rooney kanë kaluar një kohë të gjatë duke punuar në këtë shtëpi dhe janë siguruar që ajo të jep çdo luks”.
