75 Mall Live Search
11:28 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

Venhar Haziri, boksieri që mposhti kundërshtarin turk me një nokaut të frikshëm

Dje boksieri kosovar nga Gjakova, Venhar Haziri ka shënuar fitore të madhe.

25 vjeçari, meçin kundër turkut, Sabri Altok arriti ta mbyll qysh në rundin e dytë me nokaut, shkruan IndeksOnline

Ky meç i kishte gjithsej katër runde, por që Haziri nuk e fali fare kundërshtarin, duke e hedhur atë në tokë në rundin e dytë.

Boksieri i klubit, ‘Arena Boxing’ nga Shqipëria po tregon paraqitje të forta dhe duket mjaft premtues për të ardhmen.

Përgatitja e tij dhe forma fantastike nëpër të cilën po kalon boksieri, Haziri vjen nga trajnerët, Hajdar Thaçi, Sabri Nivokazi dhe Lirim Shllaki./IndeksOnline/