Carragher për formimin e Superligës Evropiane: Liverpoolit po i pëlqejnë stadiumet bosh, tifozët do të ikin

Tashmë janë konfirmuar edhe 12 klubet pjesëmarrëse në Superligën e Evropës.
Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline
Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.
Për themelimin e kësaj Lige ka reaguar edhe legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher i cili tha se pjesmarrja e Liverpoolit në këtë garë lidhet me një ikje masive të tifozëve nga stadiumet.
“Sa më shumë që lexoj në lidhje me propozimet e Superligës Evropiane, aq më shumë duket se pronarët e Liverpool po pëlqejnë stadiumet bosh, sepse gjithçka që kanë bërë është të rrisin gjasat e një tjetër largimi masiv”, tha Carragher.