Policia identifikon të dyshuarit që gjuajtën me armë në drejtim të një personi

Një person ka njoftuar se për shkaqe të panjohura dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Të dyshuarit gjenden në arrati dhe janë në kërkim policor./IndeksOnline/