75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Pandemia po tërbohet, qindra foshnje dhe fëmijë të vegjël po vdesin në Brazil

Virusi corona vlerësohet të ketë mbytur 2,060 fëmijë nën moshën nëntë vjeç, përfshirë 1,302 foshnje në vendin e dytë më të madh në botë.

Më shumë se një vit pas shpërthimit të pandemisë, numri i të vdekurve në Brazil ka arritur nivele rekord.

Përkundër provave bindëse se Covid-19 vret rrallë fëmijë, 1,300 foshnje kanë vdekur nga virusi në Brazil.

Kur mjeku nuk pranoi të testonte djalin një vjeçar të mësueses Jessica Ricarta për Covid, ai tha se simptomat e tij nuk përshtateshin me profilin e virusit.

Dy muaj më vonë, djali vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga kjo sëmundje.

Pas dy vitesh përpjekjesh dhe trajtimesh të pasuksesshme të fekondimit, Jessica Ricarte gati se hoqi dorë nga krijimi i një familjeje.

Dhe pastaj ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Lucas.

“Emri i tij do të thotë i ndritshëm. Dhe ai me të vërtetë solli dritë në jetën tonë.

Ai na tregoi se lumturia mund të jetë shumë më e madhe nga sa e imagjinonim,” thotë ajo.

Ajo së pari dyshoi se diçka nuk ishte në rregull kur Lucas, gjithmonë jezan, humbi oreksin e tij.