75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dëmet që i shkaktojmë lëkurës kur bëjmë gjumë me make up!

Ju nuk keni nevojë për një diplomë në dermatologji për të kuptuar se gjumi me grim në fytyrën tuaj është një ide e tmerrshme.
Ju mund të mendoni, “Është vonë”, “Jam i lodhur”, Cila është e keqja e gjumit pa larë fytyrën time vetëm këtë herë? Epo, kjo shkakton më shumë dëm sesa mund të mendoni. Shkuarja në shtrat pa larë fytyrën tuaj është një lajm i keq dhe mund të ketë një efekt shumë të dëmshëm,transmeton Indeksonline.Ja dëmet:

1.Bllokohen poret e fytyrës

Gjumi me make up është vrasje për poret tuaja. “Duke shkuar në shtrat me make up do të i bllokojmë poret, meqë kaq shumë përbërës [produkte] kanë përbërës si silikone që bllokojnë poret”, tha Debra Jalman, një dermatolog i certifikuar nga bordi i Neë York City.
Kur poret janë të bllokuara, lëkura juaj bëhet me gunga. Nëse keni akne, mund të çojë deri në çarje të lëkurës.

2.Shfaqen aknet

Dermatologu, Dr Harold Lancer tregon për faktin se lëkura jonë nuk ndalon kurrë duke punuar, ashtu si zemrat tona kurrë nuk ndalojnë rrahjen.
Ai thotë: “Ashtu si organet tona të brendshme, lëkura jonë është gjithmonë në punë, lëkura përbëhet nga uji, proteina, lipide, minerale dhe kimikate të ndryshme.
Lëkura është gjithashtu e mbuluar me pore, të cilat na lejojnë të leshojnë djersitje që pastron lëkurën dhe heq qelizat e vdekura të saj.
Kur aplikoni produkte të kozmetikës në fytyrë , ju bllokon poret tuaja nga lëshimi i sebumit, gjë që shkakton paraqitjen më të madhe të akneve në lëkurë.

3. Dëmtohen qelizat e lëkurës

Grimi tërheq ndotësit e mjedisit dhe radikalët e lirë që mund të dëmtojnë qelizat e lëkurës, duke përfshirë kolagjenin, duke çuar në plakjen e parakohshme të lëkurë

4. Lëkura juaj thahet
Duke lënë grim gjatë një nate, edhe nëse ju lani fytyrën tuaj në mëngjes, shkakton prishje, pabarazi, dhe thatësi në lëkurë.
Nëse pastroni fytyrën tuaj gjatë natës dhe hidratoni me produkte që përfshijnë përbërës si aloe vera, kjo ju jep mundësinë për të riparuar dhe ripërtëri veten gjatë natës.
Mos pastrimi i grimit do të ia mohojë lëkurës tuaj këtë shans dhe në vend të kësaj do të shkaktojë mundësi që ajo të thahet.

5.Sytë irritohen
Sytë e fryrë dhe të irrituar mund të jenë rezultat i gjumit të bërë me kozmetikë. Përmbajtja e produkteve rreth syve, si hijet, maskara dhe boja për vetulla, duhet të lahen çdo natë para shtratit, përndryshe zona e syve do të përgjigjet duke qenë e fryrë dhe e kuqe. Prandaj, kur nuk i pastrojmë ato plotësisht, mbeturinat të përziera me përbërjen, do të shkaktojnë një infeksion të mundshëm në sy./Indeksonline/