75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. A

Andi Zeqiri ndaj Chelseat do ta veshë bluzën me mbishkrim “Fitojeni Ligën e Kampionëve, futbolli është për tifozë”

Chelsea do të ballafaqohet sonte me Brightonin në Premier Ligën angleze.

Sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri bashkë me shokët e tij kanë vendosur që të protestojnë kundër themelimit të Superligës së Evropës.

Ata sonte do të veshin bluzën me mbishkrimin përpara ‘Fitojeni Ligën e Kampionëve’ ndërsa mbrapa ‘Futbolli është për tifozë’, transmeton Indeksonline. Veprim të njejtë bëri edhe Leeds United mbrëm në ndeshjen kundër Liverpoolit.

/Indeksonline/