Gropohet trotuari në “Dardani”, bllokohet pa leje njëri shirit i rrugës (Foto)

Në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, afër një udhëkryqi të frekuentuar shumë si nga makinat ashtu edhe nga banorët, është gropuar trotuari me qëllim ndërtimin e kanalizimit kabllor energjetik.
Invesitor është KEDS- Divizioni i Shpërndarjes- Distrikti Prishtinë i cili ka marrë leje nga Komuna e Prishtinës për të realizuar projektin në këtë rrugë dhe në disa të tjera në kryeqytet.
Por, firma e kontraktuar e cila është duke kryer punimet, ka bllokuar shiritin rrugor për të cilën nuk ka lejë përkatëse.
Qarkullimi i automjeteve pasditen e së martës është zhvilluar me vështirësi pasi që njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar nga makineritë e firmës por edhe nga dheu e gypat e hedhura në asfalt.
IndeksOnline ka parë edhe zyrtarët policor teksa kanë diskutuar me punëtorët e firmës për këtë bllokadë të rrugës.
Bashkangjitur gjeni fotot ku paraqesin gjendjen e rrugës.

