75 Mall Live Search
07:13 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë.

Aktualisht, aktiv me COVID-19 në Kosovë janë edhe 11 mijë e 756 persona në bazë të raportit të IKSHPK-së, shkruan lajmi.net.

Nga fillimi i pandemisë e deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 102 mijë e 236 raste me COVID-19.

Prej tyre, 2 mijë e 100 persona kanë ndërruar jetë teksa 88 mijë e 380 janë shëruar.

Nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë bërë  505 mijë e 249 testime.

Kosova po vazhdon ndërkaq përpjekjet e saja për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Deri tash, si donacion nga COVAX  kanë ardhur vetëm 24 mijë doza.