75 Mall Live Search
13:07 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / A. A

Liverpooli dhe Manchester United pajtohen për dy miqësore para-sezonale me tifozë

Dy klubet më të mëdha në Angli, Liverpool dhe Manchester United pritet të luajnë dy ndeshje miqësore para fillimit të sezonit 2021/22.

Sipas ‘The Times’, rivalët e përbetuar sfidën e parë do ta zhvillojnë në Old Trafford në fund të korrikut, pastaj ndeshjen e dytë në Anfield në fillim të gushtit.

Në dy ndeshjet pritet të lejohen vetëm tifozët e ekipit nikoqir.

Edicioni i ri në Premier Ligë do të fillojë më 14 gusht 2021.

/Indeksonline/