75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Perez kërcënon klubet: Kontrata është nënshkruar, do të ketë Superligë tjetër!

Presidenti i Real Madridit nuk e ka ndërmend të dorëzohet para UEFA-s dhe FIFA-s.

Ideja e tij për të themeluar një ‘European Super League’ ra poshtë, pasi pothuajse të gjithë skuadrat u tërhoqen, shkruan IndeksOnline

Gjatë një interviste mbrëmë, Perez tregoi se do të ketë një Superligë të re, edhe pse dështoi kjo tentativë.

Ai po ashtu ‘kërcënoi’ klubet e tërhequra duke i thënë se një kontratë është firmosur.

“Nëse ky projekt nuk funksionon, atëherë ai tjetri po. Mos harroni, 12 klubet kanë firmosur një kontratë”, tha mbrëmë Perez.

Kujtojmë që pas një proteste të tifozëve të Chelseat, shumica e klubeve u larguan nga ky kompeticion./IndeksOnline/