75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë, akuzohet për trafikim me njerëz

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një të arrestuar në Prishtinë.

I njëjti akuzohet se ka kryer trafikim me njerëz.

TRAFIKIM ME NJERËZ

Prishtinë 21.04.2021 – 16:16.  Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur.  Në  lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/