Pas varrimit të Princit Philip, ja kur do të rikthehet Harry sërish në Londër

Meghan nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në varrimin e Princit Philip për shkak të shtatzënisë së dytë.
Thuhet se ajo kishte komunikuar me Mbretëreshën Elizabeth para varrimit të Princit, transmeton Indeksonline.

Sipas një burimi të “People”, nuk ishte kjo hera e parë që kishte folur me të.
Në fillim të javës Meghan e kishte telefonuar, bashkë me djalin e saj Archie.
Princi Harry shkoi i vetëm në Angli, ku pa familjen e tij pas shumë kohësh por që gjakrat mes tyre ende nuk janë qetësuar.
“Harry dhe Meghan kanë qenë në kontakt. Ajo e di që udhëtimi ishte i vështirë për të dhe ai nuk donte ta linte vetëm me djalin. Meghan it ha se ishte mirë me shëndet dhe kishte nevojë për shqetësim”.
Harry shkoj në Los Angeles të martën pasdite, një ditë para ditëlindjes së 95-të të gjyshes së tij. Ai pritet të rikthehet sërish në Londër në korrik, kur statuja e Princeshës Diana të zbulohet.
Këtë do ta bëjë së bashku me Princin William./Indeksonline/
