Mass: Gjermania është e qartë, Kosova ka përmbushur kushtet për heqjen e vizave, dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass, po qëndron për një vizitë një ditore në Kosovë.
Ai sapo ka përfunduar takimin me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ka shprehur gatshmërinë dhe përkrahjen e shtetit gjerman në cështjet që lidhje me Kosovën dhe afrimin e saj drejtë BE-së.
Mass ka thënë se qeveria gjermane ka qëndrimin e qartë sa i përket cështjet së liberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.
“Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.
Ne gjatë presidencës tonë në Bashkimin Evropian, e kemi vënë këtë cështje në krye të agjendës dhe ne do të angazhiohemi që liberalizimi të realizohet sa më shpejtë për Kosovën”, tha Mass, raporton IndeksOnline.
Ai ka folur edhe për cështjen e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se kjo cështje vazhdon të mbetet njëri ndër pengesat në afrimin e Kosovës drejtë BE-së.
“Zonja presidente, një pengesë është raporti në mes të Kosovës dhe Serbisë. Mbështetja jonë është e vazhdueshme për dialog për noramlizim të raporteve mes dy vendeve.
Temat që janë të rëndësishme për njerëzit në Kosovë do të ja përcjell zotëri Lajcak, i cili mbështetet nga ne, BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen hap pas hapi”, tha Mass.