75 Mall Live Search
20:32 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Fushë Kosovë/ Këtë të shtunë do të bëhet zëvendësimi i mësimit të humbur

Komuna e Fushë Kosovës , përkatësisht Drejtoria për Arsim, ka marrë vendim që mësimi i nxënësve, të nivelit parauniversitar, i humbur me datën 23.03 të zëvendësohet këtë të shtunë.

Kjo është bërë e ditur përmes një shkrese të kësaj drejtorie.

“Ju njoftojmë se në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 1,2,3 në komunën e Fushë Kosovës, do të bëhet zëvendësimi i ditës së 23.03.202, në ditën e shtunë me datën 24.04.2021 me orar të ditës së martë për të dy ndërrimet”, thuhet në vendim.