09:07 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Jepen sinjalet e para/ Benzema mund të rikthehet në Kombëtaren e Francës

Ka vite që Karim Benzema nuk ka luajtur me Kombëtaren e Francës.

Ishte skandali seksual i viteve të kaluara me ish-bashkëlojtarin e tij, Valbuena – që e kanë lënë lojtarin e Real Madridit pa luajtur në kombëtaren e ‘Gjelave’, shkruan IndeksOnline

Megjithatë janë dhënë sinjalet e para për një rikthim të mundshëm të Benzemas te Franca.

Agjenti i futbollistit, Karim Djaziri ka thënë se Benzema është i gatshëm të paraqitet me Francën.

“Natyrisht që ai e do rikthimin. Ai është gati që gjashtë vite. Ai është një lojtar që e dashuron futbollin”, ka thënë Djaziri (agjenti i lojtarit).

33-vjeçari për ekipin A të Francës luajti gjatë viteve 2007/2015 dhe bëri afro 85 paraqitje – ku shënoi 27 gola.

‘Benzi’ i cili po kalon në formë fantastike në La Liga, mund të rikthehet te Franca në Kampionatin Europian ‘EURO 2020’./IndeksOnline/