Zidane e konfirmon: Eden Hazard rikthehet kundër Chelseat
Eden Hazard është rikthyer në ekipin e Real Madridit.
Lajmin e konfirmoi trajnerit, Zinedine Zidane – i cili tha se Eden do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës (nesër) kundër Real Betis, shkruan IndeksOnline
Anësori i Kombëtares së Belgjikës do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League kundër ish-skuadrës së tij, Chelseat.
Eden Hazard s’ka luajtur që nga 13 marsi. Madje ai luajti vetëm 16 minuta në ndeshjen kundër Elches./IndeksOnline/