KB Peja e mposht Prishtinë dhe kalon në gjysmëfinale

Me 100 pikë të shënuar, klubi i Pejës është kualifikuar në gjysmëfinale të basketbollit kosovar.
Pejanët mposhtën Prishtinën me rezultatin final në 100:83, rezultati ky që ia siguroi atyre gjysmëfinalen, shkruan IndeksOnline
Në këtë duel, për Pejën shkëlqyen basketbollistët, Brandon Walters me 33 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime dhe Lis Shoshi me 18 pikë, 10 kërcime dhe dy asistime.
Për Sigal Prishtinën shkëlqyen, Mack me 25 pikë, katër kërcime dhe katër asistime dhe Johnson, me 26 pikë, tre kërcime dhe shtatë asitime.
Në ndeshjen tjetër, Peja do të përballet me Prizrenin.
